Thu, Nov 28, 2024

U martua me shoqen e ngushtë të ish partneres! Mërgim Berisha baba për herë të parë?

  • PublishedAugust 10, 2024

Futbollisti Mërgim Berisha i dha fund beqarisë dy ditë më parë dhe u martua me partneren e tij, Edona Berisha. Çifti bënë publik lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale nga ceremonia e dasmës, e cila mblodhi shumë persona të afërm me çiftin.

Por një foto Edonës e veshur me fustanin e nusërisë teksa kërcen në dasmë ka ngritur dyshimet se është në pritje të ëmbël. Në imazh bie në sy barku i rrumbullakosur i saj dhe menjëherë ndjekësit kanë aluduar se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Kujtojmë se marrëdhënia e futbollistit dhe Edona Berishës është komentuar shumë në media për shkak të akuzave të ish të fejuarës së Mërgimit, Vesa Vllasaliu, e cila deklaroi se lojtari e ka dhunuar, si edhe e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë.

Teksa ishte pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, Vesa deklaroi se e ka vuajtur shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se Mërgimi e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.

Vesa tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj i kishte treguar për këtë. Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”.

Modelja ka folur edhe për marrëdhënin me familjen e Mërgim Berishës, teksa hodhi akuza të rënda ndaj babait të futbollistit. Ajo u shpreh se familja e tij nuk e kanë dashur dhe e ofendonin gjatë gjithë kohës.