Përfaqësuesi i Shqipërisë fitoi medaljen e Bronztë në mundje, reagon Rama: Faleminderit kampion!
“Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit; për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës me flamurin kuqezi; si edhe për fillimin e një historie të re, që në vite do të sjellë fryte të tjera të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive që do të vazhdojnë. Faleminderit kampion“, shkruan Rama.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndet kampionin tonë olimpik në mundje: Faleminderit, kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!
“Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, mundësi Chermen Valiev! Medalja e parë olimpike në histori, fituar në Olimpiadën “Paris 2024”, një arritje madhore e sportit shqiptar! Një frymëzim e detyrim për të vazhduar e rritur investimet e kontributet për sportin në shkolla, palestra e infrastrukturë sportive. Përgëzime me zemër Komitetit Olimpik Shqiptar. Faleminderit, kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!”, reagoi Spiropali.
AlbaniaWeb.net