Wed, Nov 27, 2024

“Turistë të përgjuar”: Pushime nën syrin vigjilent të Sigurimit

  • PublishedAugust 12, 2024

Në qendër të Durrësit kohët e fundit janë përuruar disa muze-eksponate, që i bëjnë jehonë jetës qytetare shekullit të kaluar.

Nismat janë ndërmarrë privatisht nga disa zonja intelektuale, banore në qytetin antik, të cilat me risitë që sjellin, po plotësojnë gjithashtu edhe mungesën e përkohshme të dy muzeve kryesorë zyrtarë në .

Pedagoget e Universitetit Aleksandër Moisiu, dhe tre javë më parë hapën dyert e ekspozitës “Turistë të përgjuar”, një përmasë turistike krejt e re për vizitorët vendas dhe të huaj në qytetin antik.

Në banesën dhe oborri që zonja Albina Mima ka vënë në dispozicion të ekspozitës-muze, nuk mungon asgjë nga e djeshmja e një familjeje shqiptare, por një pjesë të madhe të elementeve muzealë e zënë dokumentet e turizmit shqiptar 1950-1980, pa harruar regjistruesit magnetofonë deri të “çimkat” përgjuese gjatë periudhës së komunizmit.

Brunilda Liçaj, ideatore e kësaj ekspozite, tha për  BIRN se “individët dhe grupet e para të turistëve filluan të vijnë në Shqipëri në vitin 1958 në një numër të kufizuar. Më vonë pjesëmarrja e ndërmarrjes shtetërore ”” në panaire promovuese europiane e shtoi numrin e tyre”.

Brunilda, e cila i ka kushtuar më shumë se një 10-vjeçar dokumentimit të kësaj teme, shton se numri më i lartë i turistëve gjatë periudhës komuniste shënohet në vitet ’84-‘85, kur brenda vitit në vendin tonë mbërritën rreth 15.300 të huaj, 5-6 përqind e të cilëve janë përgjuar me intensitet nga organet e Sigurimit, kryesisht në hotelet ku qëndronin”.

Arjana Isaku, pedagoge në Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit, njëlloj me Brunildën, ka një përvojë 20-vjeçare në fushën e turizmit.

Kjo e ka ndihmuar frekuentimin ditor nga të Ekspozitës së hapur pak metra pas godinës së Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Një vendstrehim të ndërtuar nga shteti në fillimin e viteve ’70 zonjat e kanë kthyer në një hapësirë projektimi videosh. Vizitorët e fundit ishin një grup i madh me turistë nga Polonia.

“Pastrimi i këtij bunkeri nëntokësor ka vazhduar më shumë se dy muaj ,” tregoi për BIRN znj. Isaku, duke kujtuar se për përdorimin e vendstrehimit kanë kërkuar lejen e institucioneve.

Në këtë hapësire vizitorët ndalen më gjatë dhe ndjekin një televiziv rreth 20 minuta.

Bashkë me të dhënat e detajuara, të nxjerra nga dokumentet e këtij sektori në filmin dokumentar dëgjohen edhe dëshmitë e udhërrëfyesve turistikë të viteve ’70 – ’80, “edhe ata shpesh herë të survejuar njëlloj nga ”,  ndërkohë Brunilda qeras vizitorët e huaj me gliko.

Brunilda Licaj dhe Arjana Isaku – harta e hoteleve të përgjuar në Shqipërinë komuniste | Foto: G.Kabashi

Oborri i shtëpisë që znj. Albina Mima, mësuese në pension, ka vënë në dispozicion të të dy pedagogeve dhe nismës së tyre nuk është i panjohur për mediat.

Arkeologia , e cila vizitoi ekspozitën e sapohapur, kujton se pesë vjet më parë, zonja Mima mundësoi në këtë oborr një ekspeditë disa-javore, e cila nxorri në dritë lidhjen e një kompleksi termal me një tubacioni mbitokësor.

“Këtu u njohëm konkretisht me të dhëna të shekullit të 4-rt, të cilat janë të pranishme në të njëjtën lagje, por kishin mbetur pak të njohura më parë nga specialistët e kësaj fushe,” kujtoi Brikena.

“Është një punë mjaft e mirë kjo e Brunildës dhe Arjanës, pa harruar gatishmërinë e zonjës së shtëpisë për të bashkëpunuar,” shtoi ajo.

Gati 110 vjet më parë, gjatë luftës së parë botërore, dy arkeologë austriakë zbuluan shumë pranë kësaj banese mozaikun me fytyrën e hijëshme të një gruaje, i cili u bë I famshëm në botën shkencore dhe jo vetëm, me emrin “Bukuroshja e Durrësit”.

Duket se një grua e punuar me guralecë në shekullin 4-3 para erës sonë i ka vënë emrin edhe ndjeshmërisë së zonjave të Durrësit sot, të cilat po sakrifikojnë për ta ritreguar historinë e qytetit antik.

Njëlloj siç bëri edhe znj. Luljeta Dakoli, pak vjet më parë, kur vuri në dispozicion të arkeologes Shkodra oborrin e shtëpisë së saj në këtë lagje për të gërmuar në objektin arkeologjik, ende i pa gërmuar deri në fund.

Dr. Ols Lafe, i cili pak ditë më parë ka prezantuar një aplikacion digjital me titullin” “Trails Durrësi app – Shtigjet e Durrësit” e vlerëson punën e kolegeve të tij dhe shton se shumë shpejt edhe ekspozitat-muze që ato kanë hapur do të jenë pjesë e aplikacionit udhërrëfyes për vendasit dhe të huajt.

Lafe shprehet për BIRN se ky udhërrëfyes do të plotësohet edhe kur të përfundojnë punimet për restaurimin e Muzeut Arkeologjik Kombëtar si dhe punimet tek banesa ku jetoi disa kohë aktori me famë evropiane, Aleksandër Moisiu.

Përballë banesës ku është hapur ekspozita “Turistë të përgjuar” një dorë e kujdesur ka hedhur në mur pamjen e një porte të hershme pranë, të cilën koha mund ta zhdukë.

Një banor i lagjes na thotë se në atë shtëpi ka lindur aktori i madh shqiptar .

Ndërsa portat njëshekullore të risjellja në lagjet e vjetra të Durrësit i përkasin dorës dhe mendjes së një grupi zonjash të tjera, që drejtohen nga një grua tjetër e pasionuar, pedagoge .

Dorina, në një rrugë paralele të Durrësit të hershëm ka vënë në dispozicion të vizitorëve një apartament të familjes.

Gjatë këtyre pesë viteve aty janë organizuar dhjetëra veprimtari, mjaft prej të cilave i kanë mbledhur bashkëqytetarët edhe në rrugët e qytetit antik.

“Sidoqoftë, na duhet më shumë bashkëpunim me njëra-tjetrën,” tha Brunilda Liçaj. “U kam thënë edhe studentëve të mijë: turizmi është betejë dhe bashkëpunim,” përfundoi ajo.