Fri, Nov 29, 2024

“Fundet e gënjeshtërta”/ U nda nga Arbër Çepanin, flet Arnita Beqiri

  • PublishedAugust 12, 2024

Regjisorja e njohur Arnita Beqiri është përfolur shumë për ndarjen nga ish-banori i “Big Brother Albania”, Arbër Çepani.

E ndërsa asnjëri s’ka dalë hapur ta pranojë këtë, të dy ata kanë dhënë intervista ku flasin për të ardhmen pa përmendur njëri-tjetrin.

Së fundmi Arnita ka folur në një intervistë në “Pushime on Top” për jetën e saj. Ajo po ashtu është pyetur edhe për fundin e një raporti.

“Unë jam një njeri që padyshim e shoh veten pas njëfarë kohe me një familje, është brenda dëshirave të mia. Fundet e pakëndshme për mua janë padyshim fundet e gënjeshtërta, ato që janë të pavërteta. Unë nuk i jap vetes atribute të fal ose të mos fal, unë kam në dorë vetëm të pranoj ose të mos pranoj diçka”, ka thënë Arnita, mesazh i cili duket si referim për lidhjen e saj të gjatë me Arbër Çepanin.