Sun, Nov 24, 2024

“Dasma vendim i nxituar”, Efi flet ‘pa doreza’ për raportin me Luzin dhe Kiarën pas përfundimit të BBVIP

  • PublishedMay 27, 2023

Efi Dhedhes ka folur për herë të parë për raportet me Luizin dhe Kiarën pas përfundimit të Big Brother Vip Albania.

Në një intervistë në emisionin “Se luan topi” ajo tha se nuk është takuar me asnjërin prej tyre, pasi të dy janë të angazhuar, por shtoi se do i lërë të gjithë kohën e duhur raportit.

Efi përsëriti edhe njëherë deklaratën se dasma e tyre iu duk vendim i nxituar pa e njohur njëri tjetrin jashtë izolimit.

“E vetmja gjë që thashë është m’u duk dasma shumë herët për dy njerëz që nuk patën mundësinë ta njohin njëri tjetrin në situata të ndryshme përveç Big Brother. Ajo i përket vetëm atyre. Ky është një mendim i imi që doja ta shprehja dhe ata ta dinin.

Me Luizin jemi shumë mirë thjesht nuk kemi pasur mundësinë të takohemi por gjërat janë ashtu si i kemi parë, qetë, bukur dhe pa keqkuptime. As me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre. Jam e lirë t’i jap sa kohë të duan të gjithëve. Janë të dy të angazhuar”, tha Efi./panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.