Me plagë e ënjtje në fytyrë, Medi Iseni publikon video të re pas sherrit me Noizy-n
TikTok-eri Medi Iseni ka publikuar pamje të reja pas sherrit të bujshëm në Pejë. Në videon në TikTok ai shihet me plagë në njërën anë të fytyrës dhe sy të nxirrë si pasojë e dhunës që reperi Noizy dyshohet se ka ushtruar ndaj tij bashkë me grupin. Iseni deklaroi detaje të reja për sa i përket ngjarjes, duke pretenduar se makina e tij është larguar me qindra metra larg club-it ku ka shkuar. (lexo këtu)
“Si Sali Lushaj, si Rigels Rajku, si Arkumed Lushaj, më keni prerë në besë. 12 vetë më kanë goditur. Kam mundur të jem i vdekur aty, unë edhe kunati. Tek clubi në Pejë sigurimi ma ka mbyllur derën për të hyrë brenda, çdo gjë ka qenë e planifikuar, Rigelsi as lekët e koncertit nuk i ka marrë sepse ka dalë direkt.
Paratë e koncertit ia ka falur sigurimit, për të më bllokuar mua dyert. Makina ime nuk është lënë para derës por e kanë dërguar 500 metra më larg. Nuk më thirrën as ambulancën për ndihmë, as policinë. Burrëria nuk i ka këto gjëra.
Mirë po thoni që ju kam sharë, paskam gabuar, por nuk prehet njeriu në besë ashtu o shok. Je aq burrë, që thua se je aq burrë, për një të sharë dil kap por në mënyrë burrërore. Rigels Rajku ka qenë 30 herë në Zvicër, por pse nuk më doli atje për të ma bërë pritën”, deklaroi ai.
@kozakdenisa69 #mediiseni ♬ suono originale – Hello4444