Mon, Nov 25, 2024

“S’e lëshojmë Kosovën”/Sportistët serb të Paris 2024 festojnë me këngë nacionaliste

  • PublishedAugust 13, 2024

Sportistët serbë të cilët kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë festuar në Beograd të hënën, me këngë nacionaliste për Kosovën.

Sipas mediumit serb ‘telegraf.rs‘, një video e publikuar të martën tregon tenistin e famshëm Novak Djokoviç duke kënduar këngën “Oj Kosovo, Kosovo” në një klub nate.

Djokoviç shihet duke u ngritur në këmbë dhe brohoritur, ndërsa atij i bashkohen edhe basketbollistët. Kjo këngë përmban fraza si “e gjithë Serbia bërtet: ‘Nuk e lëshojmë Kosovën’” dhe “Oj Kosovë, oj Kosovë, toka ime e dashur”.

Djokoviç dhe sportistë të tjerë serbë janë njohur më parë për përfshirjen e propagandës serbe në sport. Vlen të përmendet se vitin e kaluar, Djokoviç dhe ekipi serb i tenisit hynë në turneun “Davis Cup” duke kënduar këngë nacionaliste për Kosovën, gjë që shkaktoi reagime të shumta.