Vrasja e Egli Progës në Pogradec, kreu i policisë deklaratë zyrtare: Ngjarja është referuar si “vrasje me dashje”, autori…
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka bërë një deklaratë publike për vrasjen që ndodhi këtë fundjavë në Pogradec.
Ai u shpreh se ngjarja është referuar në prokurori si “vrasje me dashje”.
Ndër të tjera Rrubmullaku sqaroi se autori Denis Meçe është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas policia e ka arrestuar.
“Në lagjen nr. 1 Pogradec për konfliktin për motive të dobëta janë konfliktuar, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe ka ndërruar jetë. 19:09 minuta policia kur ka marrë njoftimin, ku është kërkuar ndihmë mjekësore. Shërbimet policore kanë mbërritur për tre minuta, ku kanë rrethuar vendin e ngjarjes.
Janë sekuestruar pamjet e sigurisë. Pajisje që administrohen nga prokuroria për ekzaminimin. Shtetasi Denis Meçe pas konfliktit është larguar nga vendi i ngjarjes e më pas është arrestuar. Vrasje me dashje e referuar nga policia”, tha Rrumbullaku.
AlbaniaWeb.net