Sun, Nov 24, 2024

Konflikte gjatë xhirimeve të ‘It Ends With Us’? Ylli i filmit ‘thyen’ heshtjen

  • PublishedAugust 14, 2024

Regjisori dhe ylli i “It Ends With Us”, Justin Baldoni, ka komentuar në lidhje me aludimet e ngritura për tensione në sheshxhirimin e filmit.

Filmi, i cili bazohet në romanin e Colleen Hoover, u publikua së fundmi në kinema, megjithëse fansat kanë nuhatur se ka pasur një përçarje mes yjeve të filmit, Baldoni dhe Blake Lively.

Thashethemet kanë marrë vëmendje për faktin se aktorët nuk kanë dalë në konferenca shtypi së bashku, si dhe Lively dhe pjesa tjetër e kastit të filmit nuk e ndjekin Baldonin në Instagram.

Hollywood Reporter pretendon se ka pasur tension gjatë procesit të postproduksionit. Ndërsa Baldoni nuk i komentoi këto thashetheme, në një intervistë të re me Elle UK, ai pranoi se kishte tensione gjatë realizimit të filmit.

“Është shumë sfiduese të aktrosh dhe të drejtosh, dhe veçanërisht me një projekt si ky”, tha ai. “Kishte shumë presion për të luajtur një rol kaq të ndërlikuar si Ryle dhe natyrisht, si regjisor, ju jeni gjithmonë duke u marrë me personalitete të ndryshme.

Janë të gjitha këto gjëra që ndodhin çdo ditë në xhirime, gjithmonë ka luhatje që ndodh kur behet një film i tillë. Pastaj në fund të ditës, është ai fërkimi besoj, që krijon artin e bukur. Dhe unë u rrita aq shumë si regjisor, aktor dhe si person gjatë gjithë kësaj eksperience.”

It Ends With Us tregon historinë e luleshitëses Lily Bloom (Lively), e cila është bllokuar në një marrëdhënie abuzive me Ryle Kincaid (Baldoni) dhe kryqëzon rrugët me dashurinë e parë Atlas Corrigan (Brandon Sklenar). Filmi ka bërë një debutim mbresëlënës, duke grumbulluar 50 milionë dollarë në Amerikën e Veriut në fundjavë dhe 80 milionë dollarë në mbarë botën.