Ky Frut Është Premtues Në Uljen e Rrezikut të Alzheimerit
Ushqimet e pasura me flavonoidë kanë një ndikim shumë domethënës në shëndetin e njeriut.
Flavonoidët janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe për forcimin e sistemit imunitar.
Ato besohet të ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene duke penguar shumimin e qelizave përgjegjëse për to.
Ndër ushqimet dhe pijet më të pasura me flavonoidë mund të përmendim: frutat e pyllit, dardhat, mollët dhe çajin.
Një studim i publikuar në revistën American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se njerëzit që hanë ushqime të pasura me flavonoidë janë më pak të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit dhe forma të tjera të sklerozës.
Çfarë Është Sëmundja e Alzheimerit
Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim progresiv dhe i pakthyeshëm i trurit që dalëngadalë shkatërron kujtesën, aftësinë e të menduarit dhe eventualisht atë të kryerjes së veprimeve më të thjeshta.
Në shumicën e rasteve, simptomat e para të sëmundjes nisin në mes të gjashtëdhjetave.
Problemi i parë që vërehet në këto raste është harresa. Pacientët harrojnë të kryejnë detyrat më të thjeshta jo vetëm në shtëpi por edhe në punë.
Sëmundja shkakton konfuzion, përhumbje dhe vështirësi në formulimin e fjalëve.
Faktorët që nxisin këtë sëmundje janë të shumtë. Këtu përfshihen: trashëgimia genetike, mosha, faktorët mjedisorë, mbipesha, diabeti, rraca dhe gjinia.
2 Mollë Në Ditë Kundër Alzheimerit
Ekspertët këshillojnë konsumin e një deri në dy mollëve në ditë jo vetëm për të përmirësuar kujtesën por edhe për të shmangur sa më shumë sëmundjen e Alzheimerit.
Mollët janë tepër të pasura me kuercetinë, një antioksidant shumë i fuqishëm, pjesë e grupit të flavonoidëve.
Ky antioksidant bllokon radikalet e lira të cilat shkaktojnë dëmtime të rënda në qelizat e trurit.
Pjesa më e madhe e kuercetinës ndodhet tek lëkura e mollës ndaj ajo duhet ngrënë e plotë.
Mollët përmirësojnë shëndetin e trurit dhe ulin ndjeshëm rrezikun e goditjes në tru./AgroWeb.org