Champions League ndryshon jo vetëm format, por edhe himnin për sezonin e ardhshëm
Përveç formatit Champions League ndryshon edhe himnin e saj mitik. Sipas zyrtarëve pranë UEFA mësohet se ndeshjet e kompeticionit më të mirë për klube do të paraprihen nga himni i Champions-it… i ndryshuar.
Mësohet se ndryshe nga çfare kemi dëgjuar deri më tani kënga do të vazhdojë që të jetë po ajo e kompozuar nga britaniku Tony Britten në 1992, por me një ndryshim të vogël. Duke nisur nga ky sezon do të rikthehet edhe një herë versioni i orkestruar i himnit të famshëm. Për herë të fundit ky version u këndua në edicionin 2005-2006.