Mon, Nov 25, 2024

Dedikimi romantik i Channing Tatum për Zoe Kravitz do t’ju ëmbëlsojë ditën

  • PublishedAugust 14, 2024

Channing Tatum ka vendosur të shprehet publikisht për marrëdhënien e tij me partneren, Zoe Kravitz. Romanca mes 44-vjeçarit dhe aktores 35-vjeçare nisi në vitin 2021 dhe ata u fejuan dy vjet më vonë, shkruajnë mediat e huaja. 

Të dy bashkëpunuan në debutimin regjisorial të Kravitz, “Blink Twice”, i cili do të dalë në kinema më 23 gusht. Pavarësisht se janë në një lidhje për gati tre vjet, Tatum dhe Kravitz kanë qenë mjaft të rezervuar kur bëhet fjalë për romancën e tyre. Por të hënën në mbrëmje, më 12 gusht, Tatum ishte i ftuar në “The Tonight Show Starring” e Jimmy Fallon për të folur rreth filmit dhe në një moment të intervistës ai e quajti Kravitz, “dashuria e jetës sime”.

Më konkretisht, kur prezantuesi e pyeti se si është të xhirosh një film me të fejuarën, aktori u shpreh: “Krijimi është gjuha jonë e dashurisë. Ne e shijojmë vërtet. Nuk kisha frikë të bëja një film me dikë që është dashuria e jetës sime”.