Tue, Nov 26, 2024

“Unë e di çfarë dua”/ Fation Kuqari sqaron raportin me Riken pas BBV

  • PublishedAugust 14, 2024

Big Brother Vip vazhdon të komentohet, ndërsa ish-banorët kujtojnë eksperiencat dhe dinamikat në formatin e njohur. I ftuar në “Pushime On Top” Fation Kuqari ka sqaruar njëherë e mirë raportin me Rike Roçin me të cilën u përfol se kishin pëlqim për njëri-tjetrin.

Ai është shprehur se në BBV e ka konsideruar si shoqe dhe nuk e shikon për më shumë. Fationi ndër të tjera shtoi se e di se çfarë kërkon te partnerja e tij e ardhshme duke lënë të nënkuptuar se me Riken nuk përshtaten si çift.