U ekstraduan nga Dubai një ditë më parë, GJKKO lë në “arrest me burg” Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Antikorrupsion ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Juliann Mecajn dhe Plarent Dervishajn.
Dy të akuzuarit janë ekstraduar ditën e djeshme nga Dubai, bëri të ditur Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Seanca e sotme u ndërpre për pak minuta, raporton gazetarja e AlbaniaWeb.net Anila Hoxha, pasi avokatët kërkuan të njihen me aktet hetimore dhe mënyrën e ekstradimit.
Lajmi në përditësim…
AlbaniaWeb.net