Wed, Nov 27, 2024

FOTO/ Inter favorit absolut në Serie A, OPTA i “dorëzon” titullin, në distancë e kërcënon vetëm…Gjimshiti

  • PublishedAugust 15, 2024

Serie A starton këtë fundjave, me Inter që shihet si favorit absolut për të triumfuar në Itali, në këtë pikë bashkohen thuajse të gjithë, tifozët, mediat, por dhe rivalët e tyre. Ekipi i Inzaghi-t ka diçka më shumë se të gjithë, pasi zikaltërit jo vetëm që ruajtën grupin, por janë përforcuar edhe me disa elementë të rëndësishëm. Për të përforcuar edhe më shumë statusin e tyre si favorit ka menduar OPTA, faqja më e madhe e statistikave.

Sipas super kompjuterit të tyre, Inter ka 79,2% shanse për të dalë kampion në Serie A, duke lënë shumë pas rivalët e tyre. Gjithnjë sipas OPTA-s, në vendin e dytë, me më shumë shanse për të fituar ndodhet Atalanta e Berat Gjimshitit me 11,2%. Në vendin e tretë renditet Juventus me 4,2%, ndërsa pas tyre vjen Milan me 1,8% shanse për të fituar titullin.

Shumë larg ndodhet Napoli i Antonio Contes, madje renditen edhe pas ekipeve si Roma, Bologna dhe Lazio.

Sipas Opta, Venezia, Cagliari dhe Como janë tre ekipet që kanë më shumë shanse për të zbritur në Serie B.

()

 

AlbaniaWeb.net