Thu, Nov 28, 2024

Biden, ende i zemëruar për largimin nga zgjedhjet! Presidenti e kthen vëmendjen te Harris dhe trashëgimia e tij

  • PublishedAugust 15, 2024

Presidenti Joe Biden është ende i zemëruar nga fakti se u detyrua të braktisë fushatën e tij të rizgjedhjes më shumë se tre javë më parë dhe u ka bërë të qartë njerëzve të afërt se ai ishte veçanërisht i pakënaqur me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, me të cilën nuk ka folur që nga vendimi i tij për të hequr dorë nga kandidatura e tij.

Biden e ka vlerësuar përkrahjen e demokratëve pas vendimit të tij për t’u larguar, por ka pasur anëtarë të caktuar të partisë që në mënyrë më aktive u përpoqën ta largonin atë nga gara.

Procesi që e çoi atë në tërheqjen nga fushata e la presidentin mes dy ndjenjave, të zemëruar dhe të lehtësuar, sipas njerëzve të afërt, të cilët thonë se Biden është ende duke u marrë me arsyet që çuan në largimin e tij, edhe pse ai beson fuqishëm se nbëri zgjedhjen e duhur. Një burim tjetër i njohur me këtë çështje tha se Biden ishte i pakënaqur në atë kohë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, kundërshtoi faktin se Biden ishte i zemëruar me Pelosin, duke thënë se vëmendja e presidentit është “te e ardhmja, jo e shkuara”.

Biden e ka zhvendosur vëmendjen te trashëgimtarja e tij, pa pasur nevojë të zhvillojë një fushatë kundër ish-presidentit Donald Trump, ndaj të cilit konkurron zëvendëspresidentja e tij, Kamala Harris.

Presidenti u ka thënë njerëzve se është krenar si për mënyrën se si Harris u ngrit në këtë rast për ta zëvendësuar atë dhe se si mori mbështetjen e demokratëve.

Thuhet se Biden mund të përpiqet të ndihmojë në krijimin e koalicioneve me të cilët ai gëzonte popullaritet me Harris, midis punëtorëve të sindikatave, qytetarëve të moshuar dhe amerikanëve ruralë.

Premtimi i Biden për të ndihmuar Harrisin të fitojë është i vërtetë, sipas njerëzve me të cilët ai ka folur, jo pak sepse ai e konsideron suksesin e saj si një pjesë kyçe të trashëgimisë së tij. Në Shtëpinë e Bardhë ka një kuptim të thellë se kjo trashëgimi është e lidhur thelbësisht me suksesin e Harris.



AlbaniaWeb.net