Sat, Nov 23, 2024

Lidhja Midis Shëndetit Oral Dhe Trurit – Kujdesi Që Duhet Të Tregoni

  • PublishedMay 28, 2023

Rezultatet paraprake nga një studim i ri tek i cili AgroWeb.org u mbështet, treguan se njerëzit që janë gjenetikisht të predispozuar ndaj problemeve dentare mund të kenë më shumë gjasa të pësojnë ndryshime strukturore në tru.

Edhe disa hulumtime të mëparshme i kanë lidhur sëmundjet orale si p.sh sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, me një rrezik në rritje të goditjes në tru dhe faktorë të rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës si presioni i lartë i gjakut.

Studimi është i rëndësishëm sepse shëndeti i dobët oral ndodh të jetë një faktor rreziku lehtësisht i kontrollueshëm. Të gjithë mund të përmirësojnë në mënyrë efektive shëndetin e tyre oral me kohë dhe investime minimale financiare.

Çfarë tregon studimi i ri

Për këtë studim, hulumtuesit ekzaminuan të dhënat e rreth 40,000 të rriturve. Pjesëmarrësit u kontrolluan për më shumë se 100 variante gjenetike të njohura si përgjegjëse për prishjen e dhëmbëve.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan skanimeve MRI të trurit për të parë për dëmtime strukturore, që shoqërohen me një rrezik në rritje të goditjes në tru dhe dëmtime në kujtesë, ekuilibër apo lëvizshmëri.

Sipas gjetjeve paraprake, u vu re se njerëzit e predispozuar gjenetikisht ndaj kaviteteve, prishjes apo humbjes së dhëmbëve, kishin gjithashtu edhe dëmtime të dukshme në tru.

Pra shëndeti i dobët oral mund të shkaktojë dëme në shëndetin e trurit, kështu që duhet të jeni tepër të kujdesshëm me higjienën tuaj orale.

Megjithatë, ky studim është paraprak dhe duhen mbledhur më shumë prova për të konfirmuar teorinë nëse përmirësimi i shëndetit oral mund të çojë në përfitime për shëndetin e trurit.

Për më tepër, duke qenë se pjesëmarrësit ishin kryesisht evropianë, ky studim mund të mos përfaqësojë të gjithë njerëzit me prejardhje të tjera racore dhe etnike.

Gjithashtu nuk është e qartë nëse zakonet e mira të shëndetit oral mund të parandalojnë ndryshimet në tru të lidhura me goditjen në tru dhe rënien e aftësive njohëse të trurit, ose sa rol të madh mund të luajë gjenetika në këtë marrëdhënie.

Faktorët si duhani dhe sëmundjet si diabeti janë shfaqin rrezik shumë më të fortë për shëndetin e dobët oral sesa shumë shënues gjenetik.

Një këshillë e mirë që ekspertet japin është që gjithmonë t’i kushtoni vëmendje higjienës dhe shëndetit tuaj oral. /AgroWeb.org