Ben Affleck e kaloi ditëlindjen me ish-in e tij ndërsa Lopez ndodhej këtu
Ashtu si Ben Affleck nuk u shfaq në festën e ditëlindjes së Jennifer Lopez , as ajo nuk shkoi ta takonte atë më 15 gusht kur ai mbushi 52 vjeç.
Fotot e publikuara nga Page Six tregojnë se aktorin në ditëlindje nuk e ka shoqëruar askush tjetër përveç Jennifer Garner. Dy ish-bashkëshortët, përveç tre fëmijëve, i bashkon edhe një miqësi e thellë, pasi aktorja nuk mungon asnjëherë, as në momentet e këndshme dhe as në momentet e pakëndshme.
Ndërkohë, JLo ka pozuar me një fustan Dior për të ndarë një sërë fotosh magjepsëse me miliona ndjekësit e saj në Instagram.