Thu, Nov 28, 2024

Turistët zgjedhin Bunën, kryeministri Rama ndan pamjet e lumit në Shkodër: Parajsa e fshehur

  • PublishedAugust 16, 2024

Lumi Buna është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shkodrën.

Pamjet e peizazheve mbresëlënëse që ofron Buna i ndau sot në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, që ndër të tjera thotë se “ Buna është një parajsë e fshehur vetëm pak kilometra nga Shkodra, ku natyra shijohet në një tjetër përmasë për të krijuar emocione krejt të veçanta gjatë këtyre ditëve të gushtit”.

Me qëllim nxitjen e turizmit, në Shkodër po zgjerohen investimet. Aktualisht në hyrje të qytetit në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, po punohet për molin e ri me një platformë lundruese, e përshtatshme për lidhjen e varkave.

Ndërtimi i tre moleve në Shkodër si dhe ndërlidhja kufitare me lundrim dhe rrugë me fshatrat në breg të liqenit në Malin e Zi do t’i hapë një perspektivë krejt tjetër turizmit në këtë zonë.



AlbaniaWeb.net