Fri, Nov 29, 2024

Noizy u lirua nga burgu, si e priti Stresi lajmin nga arratia?

  • PublishedAugust 16, 2024

Gjykata e Durrësit ka liruar sot nga burgu reperin Noizy i cili ndodhej në paraburgim prej më shumë se 1 jave dhe pritej të ekstradohej në Kosovë, si i akuzuar për sherrin e bujshëm në Pejë ku u dhunua brutalisht TikTok-eri Medi Iseni. Reperi u lirua me garanci pasurore prej 5 milionë lekësh të reja. (lexo këtu)

Bashkë me Noizyn, lidhur me ngjarjen u ndalua edhe 32-vjeçari, Bahtjar Bajraktarai, Dj i tij i njohur me emrin Crax. Ndërsa i përfshirë në ngjarje është edhe Stresi i cili po kërkohet nga autoritetet dhe ka bërë reagimin e parë nga arratia pasi Noizy u lirua. Në një postim në Instastory ai uron reperin, ndërsa për Crax shkruan se për të do të vendosë Gjykata Themelore Pejë pasi është shtetas i Kosovës.