Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, ndalohet 15-vjeçari në Kukës
Një 15-vjeçar është shoqëruar në polici si autori i dyshuar i plagosjes së bashkëmoshatarët të tij të premten në mbrëmje në Kukës.
Policia njofton se ka shoqëruar edhe një 14- vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15 vjeçarëve.
Ndërkohë, është gjetur dhe sekuestruar thika që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se spitali Rajonal i Kukësit nuk mund të ofronte ndërhyrje më të specializuar për shkak të mungesës së stafit kirurgjikal. Për këtë arsye, pasi iu dha ndihma e parë nga urgjenca e qytetit, i mituri u dërgua drejt Spitalit të Prizrenit.
AlbaniaWeb.net