ZYRTARE/ Lëvizje e papritur, Kumbulla transferohet në Barcelonë, zbulohet detajet (VIDEO)
Nuk ka kthim pas në Romë, por Marash Kumbulla largohet edhe nga Serie A duke nisur një aventurë të re në Spanjë. Në mënyrë surprizë, qendërmbrojtësi kuqezi ka zgjedhur La Liga për të vijuar karrierën e tij teksa këtë të shtunë është prezantuar zyrtarisht tek ekipi i Espanyol.
Klubi i Romës me anë të një komunikate për mediat ka bërë me dije se Kumbulla është transferuar tek Espanyol në formë huazimi deri më 30 qershor 2025, një sezon i plotë në Barcelonë.
Kumbulla është prezantuar zyrtarisht tek ish klubi i Keidi Bares. Pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gju, Kumbulla u largua nga Roma në janar të këtij viti për t’u transferuar te Sassuolo, aventurë e cila përfundoi në fund të sezonit të shkuar. Ashtu siç pritej, Kumbulla nuk bënte pjesë në planet e De Rossit, ndërsa drejtuesit e klubit roman e lëshuan sërish në formë huazimi, por tek Espanyol.
()