Wed, Nov 27, 2024

Komuniteti LGBTI+ dhe gratë aktiviste në shenjestrën e gjuhës së urrejtjes

  • PublishedAugust 20, 2024
Gjuhë urrejtje

Më 19 maj, dhe kurorëzuan dashurinë e tyre 14-vjeçare në tarracën e Bashkisë së Tiranës, në një martesë simbolike jo-zyrtare për të cilën shpresuan se do të ndihmonte në promovimin e të drejtave të barabarta për komunitetin LGBTI+ në Shqipëri.

Por ato u përballën me një valë edhe më të madhe urrejtjeje në hapësirën online si dhe me akuza për shkatërrimin e familjes tradicionale në Shqipëri. Mara i tha BIRN se martesa e tyre u shoqërua edhe me spekulime të tjera, ndërsa media të ndryshme e përdorën atë për të ngritur ide konspirative.

“Është një situatë shumë e vështirë kjo e dizinformimit, e medias online dhe komenteve, që është rritur me nivele shumë të mëdha,” tha Mara për BIRN tre muaj më pas.  “Ne thjesht po mbijetojmë,” shtoi ajo.

+ është përballur historikisht me diskriminim dhe gjuhë urrejtjeje në Shqipëri, por nuk është i vetmi. Një studim i Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA, i bazuar mbi raportimet e mbledhura përmes platformës iSigurt.al tregon se incidentet me bazë gjinore të tilla si misogjenia apo në hapësirën digjitale janë pesëfishuar kundër vajzave dhe grave krahasuar me vitin 2018.

Aktivistët e të drejtave të njeriut shprehen të shqetësuar për një trend rritës të diskriminimit me bazë gjinore dhe gjuhën e urrejtjes, që sipas tyre po nxitet edhe nga lëvizje të drejtuara nga përfaqësues fetarë dhe zëra konservatorë të shoqërisë.

“Retorika e bazuar kryesisht në ngjalljen e frikës, rikthimin e steriotipeve që nuk janë të vërteta, ka sjellë rritje të dhunës kundrejt fëmijëve dhe adoleshentëve LGBTI,” thotë , drejtues i CRCA.

Grupimi më i zëshëm është Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës – një organizatë jofitimprurëse e drejtuar nga pastori , i cili ka udhëhequr një fushatë kundër të ashtuquajturve “Prindi 1” dhe “Prindi 2” si dhe ka organizuar protesta dhe peticione kundër një projektligji të qeverisë për shëndetin seksual dhe riprodhues, i cili mes të tjerash synon të legjitimojë edhe surrogacinë.

Pano pretendon se po mbron fëmijët, familjen dhe atdheun kundër “ideologjive dhe axhendave që synojnë shkatërrimin”. Por qëndrime të ngjashme nuk kanë munguar edhe nga partitë tradicionale politike- të tilla si Partia Demokratike e qendrës së djathtë apo Partia e Lirisë e drejtuar nga ish-presidenti .

Në një postim në Facebook në Ditën Ndërkombëtare të Familjes në maj, Meta shkroi se nuk do të lejojë që “vendi i shqiponjave të kthehet në tokën e insekteve pa identitet”.

Komisioneri kundër Diskriminimit, bën thirrje për frenimin e retorikës përjashtuese dhe diskriminuese, duke theksuar se gjuha e urrejtjes dëmton grupet më vulnerabël të shoqërisë.

“Është e thjeshtë të shkosh në rrymën e shumicës kundër pakicave,” tha Gajda për BIRN.

“Te eksponentët fetarë, të cilët paraqiten si konservatorë në diskurset e tyre, vihet re një gjuhë e moderuar e urrejtjes, sidomos kundër grupit LBGTI,” shtoi ai.

Pano nuk iu përgjigj kërkesave për intervistë si dhe pyetjeve të BIRN në lidhje me organizatën e drejtuar prej tij deri në publikimin e këtij shkrimi.

Homofobia në rritje

Karta Universale e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara përcakton se të gjithë njerëzit gëzojnë liri dhe të drejta të barabarta, pa asnjë dallim të çfarëdolloji, të tilla si raca, ngjyra, gjinia, gjuha, besimi fetar apo opinioni i tyre politik.

Diskriminimi me bazë gjinore minon parimet e sanksionuara në Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut. E megjithatë, diskriminimi dhe dhuna ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTI vazhdojnë të jenë dominuese në shumë vende të botës.

Në Shqipëri, diskriminimi dhe homofobia vlerësohen të jenë në nivele tejet të larta.

Sipas një sondazhi të publikuar në shkurt nga Euronews Albania, më shumë se 60 për qind e të anketuarve refuzonin që të kishin anëtarë të komunitetit LGBTI+ si kolegë në punë, fqinjë apo në rrethin e tyre miqësor.

Rreth 81% e të anketuarve nuk donin që personat LGBTI të ishin mësues të fëmijëve të tyre dhe mbi 94% e tyre nuk do të pranonin që një familjar i tyre të kishte martesë apo bashkëjetesë me partner të së njëjtës gjini.

Blini, një aktivist transgjinor në Tiranë i tha BIRN se perceptimi publik dhe përdorimi i rrjeteve sociale po amplifikon urrejtjen ndaj këtij komuniteti në Shqipëri, që sipas tij nuk ka “as të drejtat bazë për identitetin e tyre”.

Ai thotë se edhe vetë ka rënë në kurthin e algoritmit, kur me kureshtje ka klikuar video me përmbajtje që bien ndesh me bindjet e tij. Blini thotë se Youtube i ka propozuar më pas vetëm video që tregojnë se sa pavlerë është përvoja e tij si person transgjinor.

“Truri im vetë ka patur tendencën për t’ju nënshtruar kësaj narrative, pasi ‘në fund të fundit jo më kot mendojnë kaq shumë veta kështu apo jo?”, kujton ai, duke theksuar se përmbajtje të tilla i shtonin pesimizmin dhe mendime të urryera për veten.

Targetohen edhe gratë aktiviste

Misogjenia, gjuha e urrejtjes dhe komentet negative në hapësirën digjitale po targetojnë gjithnjë e më shumë edhe gratë aktiviste, të cilat u japin zë kauzave të barazisë gjinore në Shqipëri.

, përfaqësuese e Rrjetit për Fuqizimin e Grave në Shqipëri pohon se puna e tyre në fushën e të drejtave të njeriut po minohet vazhdimisht nga komentet cinike, online dhe offline.

“Ajo që dëgjojmë gjithmonë është që e gjithë puna jonë bëhet dhe është e bazuar te fondet dhe te projektet,” tha Xhelili për BIRN.

Ajo shtoi gjithashtu nuk është rastësi që organizatat e të drejtave të grave asociohen shpesh me organizatat LGBTI+ në Shqipëri.

“Tashmë thuhet që gratë po na hipin në kokë dhe këto organizatat e grave janë një nga shtysat që po sjellin frymën liberale kundër familjes,” shtoi ajo.

Një përvojë të ngjashme ka edhe , një aktiviste e të drejtave të grave që prej fillimit të viteve ’90.

“Ne na quajnë ca gra që kemi shkelur të gjitha normat e shoqërisë, kemi dalë nga fiqiri dhe që të të gjitha gjërat që i bëjmë, i bëjmë për një qëllim, për të përfituar,” i tha ajo BIRN duke iu referuar komenteve.

Shenjestrimi i grave aktiviste është një fenomen i përhapur në Ballkanin Perëndimor, i cili sipas Megi Reçit, studiuese pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim ndodh për shkak të gjinisë dhe punës së tyre në mbrojtjen e kauzave të barazisë gjinore.

Një studim rajonal i kryer në vendet e Ballkanit nxorri në pah faktin se shumë gra aktiviste kishin përjetuar kërcënime serioze, përfshi kërcënimet me vdekje apo përdhunim, si dhe gjuhë urrejtjeje dhe seksiste për shkak të punës së tyre.

“Të qenit aktivist rezulton të jetë një arsye për t’u targetuar online, pasi perceptohet si diçka e huaj dhe e pasinqertë,” thotë Reçi.

Ajo thekson gjithashtu se vendit i mungojnë mekanizmat ligjorë për ta adresuar këtë situatë.

“Kuadri ligjor shqiptar nuk është i përditësuar për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut në hapësirën digjitale,” tha Reçi, ndërsa shtoi se jashtë rregullimit mbeten edhe platformat e rrjeteve sociale.

“Disa forma të dhunës kibernetike, si ajo me bazë gjinore, apo cënime të jetës private, nuk janë të parashikuara në Kodin Penal dhe për rrjedhojë mbeten të padënuara,” përfundoi Reçi.