Wed, Nov 27, 2024

Sinner “pushton” Amerikën/Tenisti italian s’di të ndalet, fiton çmimin e rëndësishëm

  • PublishedAugust 20, 2024

Mbetet ende një mister i këtij sporti. Janik Siner gjithsesi nuk dëshiron të mendojë për asgjë tjetër, përveçse për të fituar, dhe ia ku erdhi suksesi Iiradhës.

Tenisti italian triumfoi në Turneun Masters në Sinsinati, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar finalen pas një ore e 36 minutash lojë. Rivali i tij amerikan, Frensis Tiafo, luftoi fort në setin e parë, por u dorëzua në të dytin. Rezultati ishte 7-6 e 6-2. Amerikani ishte pranë fitores në setin e parë, ndonëse Siner nuk u dorëzua dhe ia doli.

Kampioni 23-vjeçar vazhdon të tregohet shumë i aftë në ndeshjet finale, pasi ka fituar 15 të tilla nga 19 që ka luajtur në karrierë. Siner mbetet numri 1 në renditjen botërore për meshkuj, ndonëse për shumë muaj nuk I kishte përmbushur pritshmëritë.

Pasi fitoi Grand Slemin në Australian Open vitin e kaluar, të gjithë menduan se italiani do të ishte ylli I ri I tenisit botëror, por spanjolli Alkaraz dhe Novak Gjokoviç u treguan më të fortë sesa ai. Ndoshta tani situata do të ndryshojë. Këtë do ta tregojë turneu i madh i radhës, US Open në Nju Jork, ku Siner do të jetë favorit, por ku do të luajnë edhe Alkaraz e Gjokoviç.