Thu, Nov 28, 2024

Merret vendimi i rëndësishëm për Ukrainën në Samitin e NATO-s, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Qëllimi është t’i…

  • PublishedAugust 20, 2024

Ambasada Amerikane në Tiranë tregon se është marrë një vendim i rëndësishëm nga aleatët e Shqipërisë në Samitin e NATO-s të mbajtur në Uashington.

Në postimin e saj, Ambasada Amerikane tregon se qëllimi është t’i mundësohet Ukrainës aftësia për të mbrojtur veten tani dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm në të ardhmen.

“Aleatët morën një vendim të rëndësishëm në Samitin e NATO-s në Uashington për të forcuar bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën. Qëllimi është t’i mundësohet Ukrainës aftësia për të mbrojtur veten tani dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm në të ardhmen”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.



AlbaniaWeb.net