Sat, Nov 30, 2024

FOTO/ 30 mln paund dhe një kusht në kontratë, Broja-Ipswich Town e kryer, rezervohen vizitat mjekësore

  • PublishedAugust 21, 2024

Një nga enigmat më të mëdha në këtë merakto vere, kjo sa i takon legjionarëve kuqezi, pritet të zbardhet plotësisht, mungon vetëm firma mbi kontratë për të bërë zyrtare transferimin e Armando Brojës tek Ipswich Town. Nuk kanë asnjë dyshim në Angli, “bomberi” kuqezi ka zgjedhur ekipin e sapo ngjitur në Premier League për të vijuar karrierën, fundja ishte dhe ekipi që insistoi më shumë për të siguruar shërbimet e tij, pasi prej kohësh po negociojnë për të gjetur një akord final me ekipin e Chelsea.

Bo
Bo

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Chelsea dhe Ipswich janë në detajet e fundi të mbylljes së marrëveshjes. Bëhet fjalë për një huazim për një vit, por mund të bëhet me detyrim blerje nëse Ipswich mbijeton në Premier League këtë sezon. Në ketë rast, atëherë Ipswich është i detyruar t’i paguajë Chelsea-t 30 milionë paund. Ky do të ishte një transferim rekord për futbollistët shqiptar në merkato.

Boo
Boo

Gjatë kësaj periudhe, huazimit 1 vjeçar, Chelsea do të paguajë plotësisht pagën e Armando Brojës. Kjo është hera e katërt që Chelsea lëshon në huazim Brojën pasi më herët sulmuesi kuqezi ka qenë në huazim tek ekipet e Vitesse, Southamptom dhe Fulham.

Broja
Broja

Tifozët kuqezi, por mbi të gjithë trajneri Sylvinho, shpresojnë që ky huazim të shkojë mirë për Brojën, të ketë sa më shumë minuta në këmbë dhe të kap sa më shpejtë formën e tij më të mirë për të qenë në kushte perfekte me ekipin përfaqësues gjatë Ligës së Kombeve, por mbi të gjitha gjatë kualifikueseve të Botërorit ku Shqipëria synon të kualifikohet për herë të parë.

()

AlbaniaWeb.net