Fri, Nov 29, 2024

Mbappe denoncon PSG-në pranë UEFA-s për mos shlyerje detyrimesh financiare, ja sa rrezikon klubi parizien nëse akuzat do të provohen

  • PublishedAugust 21, 2024

Kylian Mbappe ka denoncuar ish klubin e tij, kampionët francez të PSG-së. Tashmë klubi parizien rrezikon vërtet shumë. “Divorci” mes Mbappe dhe PSG nuk ishte nga më të mirët, me palët që nuk kursyen as “thumbimet” pas transferimit të sulmuesit në Madrid.

Mediat spanjolle dhe ato franceze raportuan se “ylli” më i ri madrilen së bashku me agjentin e tij kanë ngritur denoncuar klubin francez pranë Federatës Franceze të Futbollit si dhe pranë komisioneve disiplnore në UEFA.

Shkaku është mungesa e shlyerjes së detyrimeve financiare nga ish klubi kundrejt Kylian Mbappe. Prestigjozja franceze Le Monde, raporton se PSG nuk i ka shlyer ende Mbappes një shumë që shkon deri në 55 milionë euro. E në rast se diçka e tillë provohet, klubi francez rrezikon penalizme shumë të rënda.

Disa nga opsionet më të mundshme të dënimeve që mund të marrin kampionët francezë janë: bllokimi i merkatos hyrëse dhe më ekstremja përjashtimi i klubit nga Champions League, e cila do të ishte një masë shumë e rëndë që do të dëmtonte jo vetëm financiarisht klubin por mbi të gjitha do t’i dëmtonte jashtëzakonisht shumë imazhin. “Lufta” PSG-Kylian Mbappe sapo ka nisur, në ditët në vijim do të mësojmë akoma më shumë lidhur me këtë çështje.

AlbaniaWeb.net