Sun, Nov 24, 2024

“Si kanë gdhirë bimët sot, ishalla nuk na i prejnë or burrë”, zbardhen përgjimet e trafikantëve të drogës në Krujë: Mos u dorëzoni, shpresa vdes e fundit

  • PublishedMay 28, 2023

Tetë persona u arrestuan dhe pesë të tjerë janë në kërkim pas një hetimi tre vjeçar ndaj një grupi që merrej me kultivimin e kanabisit në zonën malore të Krujës.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dosjen hetimore ku flitet për përgjimet mes trafikantëve, të cilët inkurajojnë njeri tjetrin të mos dorëzohen deri në fund me shpresën se policia nuk do t’ua presë rrënjët e kanabisit.

Nga hetimi tre-vjeçar, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa

Përgjimi

Në datë 15.09.2020 ora 07.24 është përgjuar komunikimi në radio mes shtetasve të dyshuar si A- personi nën hetim Asim Paluci dhe B- pësoni nën hetim Bujar Sefa.

Bujar Sefa: O shoku,

Asim Paluci: Urdhro.

Sefa: Si jeni o dajë si jeni? A keni gdhirë mirë?

Paluci: Mirë, mirë.

Sefa: A ka ngel ndonjë makinë fshehur, se unë dola.

Paluci: Jo, hala, asnjë hala.

Sefa: Si kanë gdhirë bimët sot?

Paluci: Mirë kanë gdhirë mirë, ç’i do.

Sefa: Ashtu se dro ishalla nuk na i prejnë or burrë, mos u dorëzoni se shpresa vdes e fundit.

Paluci: Aha dorëzu, s’kena ç’bëjmë më mo jo. Po mrom?

Sefa: Po për jo e këna lonë pra, për jo e këna lon gjasme me to.

Paluci: Për një javë gjoja apo më shumë?

Sefa: Për një javë mo se ma shumë…

Paluci: Të dielën a?

Sefa: po. Merri besimtarët se me qëllu vijnë i presin edhe sot asht për tu q…Për 5 min vijnë sepse o ka ardh është fuoristradë e bardhë n’Noj.

Paluci: Mirë. Aty jam dhe unë përballë. E kam hjek unë, në çadrën e kam hjek krejt.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.