Wed, Nov 27, 2024

Në proces divorci, por ende e ‘përgjojnë’ njëri-tjetrin në rrjete sociale/ Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi shijojnë jetën të vetëm pas ndarjes

  • PublishedAugust 21, 2024

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk janë shkëputur plotësisht nga njëri-tjetri.

Edhe pse në proces divorci, ata vijojnë të ndiqen në rrjete sociale.

Po të bësh një kontroll të thjeshtë në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram shihet që ata e ndjekin njëri-tjetrin.

Përmes videove në rrjete sociale ata tregojnë se po e shijojnë ndarjen nga njëri-tjetri.

Në një story, Kryemadhi shihet duke shijuar të djelën nën ritmet e muzikës me një kafe në dorë dhe duke shëtitur nëpër Tiranë me makinën e saj.

Nga ana tjetër ish- bashkëshorti, kreu i Partisë së Lirisë po shijon natyrën duke bërë hedhje në lumenj e dete.

Në një video të fundit ai shihet duke kërcyer në shoqërinë e Bes Kallakut në një festë me muzikë dhe tupana.

Ish presidenti njoftoi në qershor se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike.

Prej disa muajsh Meta nuk jeton në shtëpinë e familjes. Edhe në kërkesën për divorc, ai paraqiti si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre Kryemadhin.



AlbaniaWeb.net