“Yjet Shqiptarë të Diasporës” në 21 shtator nisin xhirimet në Romë
“Yjet Shqiptarë të Diasporës” talent show që ka si qëllim zbulimin dhe përzgjedhjen në të gjithë kontinentin Europës, si edhe në trojet shqipfolëse të talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare, në 21 shtator nis rrugëtimin në Itali, në qytetin e Romës, ku edhe do të xhirohet faza e parë me konkurentët që kanë aplikuar për këtë talent show edhe që jetojnë në Itali.
Për të gjithë të interesuarit që jetojnë në Itali, por edhe në shtete të tjera dhe që duan të jenë pjesë e këtij projekti aplikimet janë ende të hapura dhe mund regjistroheni online në website e AlbaniaWeb.net . (Kliko më poshtë )
Pas Italisë, projekti do të vazhdojë xhirimet në Zvicër, Greqi, Gjermani, Malin e Zi, Maqedoni si edhe në disa shtete të tjera.
Ilir Shaqiri, balerin, koreograf i mirënjohur shqiptar, fituesi i edicioni të parë të Big Brother Albania Vip do të jetë drejtuesi i projektit “Yjet Shqiptar të Diasporës”. Në fazën e parë ky projekt do të prezantojë cdo talent, të cilët do të intepretojnë materialin e tyre konkurues. Gjysmëfinalet dhe finalja do të realizohen në Tiranë në studiot e AlbaniaWeb.net.
Për herë të parë në ekranet shqiptare një talent show do të xhirohet jashtë Shqipërisë, duke i dhënë mundësi çdo talenti me origjinë shqiptare në muzikë, balet, interpretim, aktrim apo zhanera të tjera artistike të promovohet edhe të jetë pjesë ekranit të AlbaniaWeb.net.
Ky talent show, përveçse do të dhurojë emocione publikut për javë të tëra, ka qëllim kryesor zbulimin e talenteve, si edhe do të promovojë vlerat e Shqipërisë në mbarë botën. Ky projekt realizohet nga AlbaniaWeb.net dhe Fondacioni Dritan Hoxha.
AlbaniaWeb.net