“Hapni kutitë”/ Zgjedhjet në Himarë, KAS shqyrton kërkesën e “Bashkë Fitojmë” për pavlefshmëri zgjedhore
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vijon sot me shqyrtimin e kërkesës se koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili kërkon pavlefshmëri për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës.
Gjatë parashtrimit të pretendimeve, një ditë më parë juristi i Partisë Demokratike Franci Nuri kërkoi nga KAS hapjen e kutive të votimit për të shqyrtuar materialet zgjedhore, kërkesë e cila do të shqyrtohet sot.
AlbaniaWeb.net