Thu, Nov 28, 2024

INTERVISTA/ “Skema abuzive, nuk më ngjit”, Mema: Nuk është normale ajo që po ndodhë me Tiranën, ofertë nga Partizani?

  • PublishedAugust 22, 2024

Futbolli shqiptar ngriti siparin e sezonit të ri, me shumë ndryshime, me shumë paqartësi, por me të gjithë ekipet që synojnë minimalisht pjesëmarrjen në final-four. Për të analizuar këtë edicion, sot në emisonin “Sport News”, në News 24, me moderatore Trevisa Tufën, ishte i ftuar një personazh i veçantë i futbollit kryeqytetas, trajneri Ardian Mema.

-Për pak menduam se të shpërnguleshit në Kosovë, sikur kishe gjetur vendin ideal, apo është pak e vështirë të mbash Memën larg kryeqytetit, larg Tiranës….
Ishte nje eksperiencë shumë e mirë në Gjakovë. Kemi bërë punë të mirë bashkarisht, sepse punë e mira bëhen gjithmonë bashkë. Une u ktheva për arsye familjare, ndaj nuk mund të vazhdoja dot më. Në Gjakovë thanë madje, që Ju keni mërzit trajnerin, ndaj ka ikur (qesh), donin qe ta justifikonin, por sigurisht kjo nuk ishte e vërtet, bëra nje status ne faqen time në Facebook, ku theksova qe kjo gjë nuk ishte e vertetë.

-Po joshen shumë në fakt Mema trajnerët e kryeqytetit nga Kosova, fillisht Josa, më pas Ilir Daja, Shpëtim Duro, ju, çfarë ofron më shumë Kosova?
Mendoj që futbolli e sidomos trajnerët shqiptarë, janë më të mirë se sa ata të Kosovës. Edhe drejtuesit në Kosovë e kane kuptuar, trajnerët shqiptarë mund të bëjnë më mirë se sa ata në Kosovë, pa dashur të ofendoj askënd. Në Kosovë është krijuar ky lloj mentaliteti, sikundër ka edhe shumë ekipe, qe nuk duan trajnerë shqiptarë. Jetojmë në një botë komercialem ku secili vendos vetë. Gjurmë edhe emër të mirë deri tani ka lënë Ilir Daja, ai ka hapur rrugën për të gjithë trajnerët e tjerë shqiptarë.

-Në këtë periudhë në Shqipëri ka ndryshuar skema, tani aplikohet sistemi final-four, një koment të shkurtër, jeni pro apo kundërt, a mendoni sa dha efektet që priteshin?
Për mendimin tim është një gabim i madh. Unë punoj gjatë gjithë vitit dhe zerohem në fund të kampionatit. Sidomos Presdentët që kanë investuar para në futboll nuk mund ta pranojnë. Ti ke bere 36 ndeshje gjatë vitit, sidomos në fazën e fundit ku tregohen edhe skuadrat rivale, dhe në fund gjithçka zerohet. Kujtoj përshembull ndeshjen e Championsit para 1 viti, mes Cityt dhe Interit, Interi edhe mund ta fitonte ndeshjen pavarësisht se City kishte lojtarë më të paguar, por në një ndeshje mund të ndodh gjithçka. Unë habitem se si e kane pranur presidentët e klubeve të rëndësishme si Partizani apo Tirana këtë formulë. Kjo formulë lë vend për abuzime, për shembulli sezonin e kaluar ishte nje ndeshje qe u abuzua qartësisht, dukej me sy. Ekipet në mes të tabelës që s’kanë pretendime mund të bëjnë tolerime, ndaj mendoj se ka hapëisrë për abuzime. Ka formula te tjera që mund të ishin aplikuar, si psh ajo në Belgjikë, kur vijon kampionati me pikët që janë grumbulluar pavërisht se ka një fazë Play-Off-i në fund, ndaj për këto arsye unë s’mund ta pranoj këtë formulë, nuk është në shijet e mia.

Ka ndryshuar shumë edhe Tirana juaj, vjen këtë sezon pa emra të njohur, pa një objektiv të qartë, si e keni parë Tiranën nga jashtë, si ju duket ky ekip?
Parimisht s’jam dakord tek pjesa që një ekip të ndërrojë gjithë lojtarët. Ekipi duhet të mbajë boshtin e të plotësohet me lojtarë të rinj. Duhet që lojtarët e rinj të përshtaten me filozofinë e klubit. Ndryshimet e shpeshta nuk para japin sukses. Ndoshta edhe gaboj, ne s’jemi profet. Psh Partizani nuk ka lëvizur shumë lojtarë, e ka bazën, ndaj kjo shërben në harmonizimin e lojtarëve. Kur ndryshon gati 80% të ekipit kjo gjë krijon problem, sepse do t’i i duhet më shumë kohë trajnerit të punojë me lojtarët për t’i harmonizuar njëri me tjetrin.

-Ka shpresa, mendon se mund të kap të paktën final-four?
Shpresoj, por nuk e di një ndeshje ka luajtur. Me Laçin nuk luajtën keq, por një ndeshje nuk është tregues. Trendi do të duket për të gjitha skuadrat pas fazës së parë.

-Pse Tirana bën një hap përpara dhe dy hapa pas në vitet e fundit, pse nuk arrin të gjejë kurrë stabilitetin e duhur, ke një shpjegim personal, parë nga jashtë.
E kemi si komb ne këtë difekt, se ka vetëm Tirana. Shumë ekipe kampionë, përveç Skenderbeut që ka patur ecuri edhe vitet pasardhëse, kanë patur probleme për të patur vazhdimësi. Egnatian dhe Partizanin i shoh si pretendente per kampionë këtë vit. Për Tiranën nuk di të them sepse është ekip i ri. Në Shqipëri sikur i prishin vetë gjërat me dorë. Në momentin që del kampion ke mundësi edhe per shkak te përftimeve financiare, si dhe për faktin që edhe moralisht je më mirë, të vazhdosh të financosh, të bësh ekip më të mirë, në mënyrë që të kesh vazhdimësi për 2-3 vitet e tjera për të dal kampion, pasi kjo të jep padyshim edhe përfitim financiar.

-Dua një koment për pjesën tjetër të kryeqytetit për Partizanin. Bën gjithçka për të marrë Shehin, por e larguan pak përpara sezonit të ri, tani janë pa trajner, e kanë gjithmonë një plan B, drejtorin sportiv, Abilaliajn, si i ke parë këto lëvizje?
Për Shehin mendoj se drejtusit e Partizanit e kane parë me atë sy që e kane larguar. Unë personalisht mendoj që trajneri duhet minimalsiht të qëndrojë 1 vit, duke i dhënë kohën e nevojshme. Tirana apo Partizani si çdo klub i madh kanë shumë pritshmëri, ata i duan rezultatet shpejtë, nëse gjërat nuk shkojnë mirë ata të largojnë. Kur nje klub ka projekte te qarta, duhet që edhe trajnerët të jenë afatgjatë. Nuk e di per Orgesin, sepse duhet të isha në brendësi të klubit për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur. I uroj sukses kudo që të shkojë. Ne trajnerët e kuptojmë shumë mirë kur na vijnë momentet e këqija, për shkak të rezultateve. Nuk jam i mendimit që trajnerët të rrinë me zorr, tekniku duhet ta kuptojë vetë kur vjen momenti per t’u ndarë nga klubi, kur gjërat nuk shkojnë mirë.

-Një pyetje e drejtpërdrejtë, po ju Mema do e pranonit një ftesë nga Partizani?
Unë kam luajtur 1 vit me Partizanin, aty kishte shumë lojtarë të mirë atë kohë. Të them të drejtën këtë pyetje ma kanë bërë shumë njerëz. Në shumë momente e kam të vështirë të them po ose jo. Ne jemi trajnerë duhet t’i shohim gjërat me sy profesionisti. Ekziston kjo loja macja me miun, e cila dashur pa dashur na bënë pjesë edhe ne. Kur kam qenë te Partziani më është bërë respekt i madh. Kam punuar me Perlat Mustën, Sulejman Starovën, Shpëtim Duron, me të cilët jemi miq edhe sot, ndaj nuk është tabu. Mendoj që ana profesionale mbetet anë profesionale, tifozlliku pastaj është komplet diçka tjetër.

-Me lëvizjet që janë bërë këtë sezon, me grupin që kanë në dispozicion, kë sheh si favorit këtë sezon?
Egnatia dhe Partizani shoh më favoritë. Dinamon po e presim prej 3 sezonesh, por zhgënjen në fillim, shpresoj shumë edhe Tirana, por nuk e di. Edhe Teuta dhe Bylisi nuk janë keq. Ka shumë konkurrencë, por nuk eshte momenti për të folur tani. Ne shohim vetëm pjesën e lojtareve që janë afruar te skuadrat për momentin. Loja do duket në vazhdimësi. Për shembull Partizani luajti shumë mirë në pjesën e parë ndaj Vllaznisë, meritonte ta fitonte ndeshjen, por u mund. Nuk ke çfarë të bësh, as kujt ti vesh fajin, në momentin që ke luajtur mirë, por ke pësuar një gol dhe ke humbur ndeshjen. I tillë është futbolli.

 

AlbaniaWeb.net