Misioni i shefit të CIA në rajon! Prapaskenat e vizitës së William Burns në Kosovë, SHBA tregoi vijat e kuqe në Ballkan
Pas Sarajevës e Beogradit, Drejtori i Agjencisë amerikane të inteligjencës, William Burns ndaloi edhe në Prishtinë me mision për të iu treguar vijat e kuqe faktorëve problematikë në rajon.
Të enjten ai takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe shefin e Agjencisë Kosovare të Ineligjencës, Petrit Ajetin.
Për takimin nuk është deklaruar asnjë prej palëve.
Vizita e shefit të inteligjencës amerikane në Kosovë vjen në kohën kur, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të jetë më i dëgjueshëm ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve për veprimet që ata i quajnë të njëanshme.
Vizita e William Burns në rajon, posaçërisht në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi e Kosovës shihet edhe si përgjigje ndaj sfidave që paraqet ndikimi rus në këto tre vende me probabilitet të lartë përshkallëzimi.
AlbaniaWeb.net