FOTO/ Pas sherrit, shpallet në kërkim futbollisti i Laçit
Futbollisti i Laçit, Marjo Barjamaj është shpallur në kërkim nga polica.
Kjo pasi 25-vjeçari është përfshirë në një sherr ditën e djeshme në Tiranë, pas një aksidenti, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut. Mësohet se Marjo Barjamaj, Isuf Lika, dhe Adem Noreci vijojnë të jenë ende në kërkim, pasi pas sherrit mes Fatjon Dautin janë larguar në drejtim të paditur dhe blutë e kryeqytetit po punojnë për kapjen e tyre.
Bajrami luajti të hënën në fushë përballë Tiranës, në javën e parë të Superligës dhe nuk ka luajtur më që prej asaj ndeshje, pasi tashmë është në kërkim.