Sun, Nov 24, 2024

A kanë lindur shkëndija mes Shpatit dhe Nita Latifit pas përfundimit të Big Brother Vip? Dyshja shuan dyshimet

  • PublishedMay 29, 2023

Ish-banorët e Big Brother Vip, Nita Latifi dhe Shpati kanë reaguar sërish lidhur me aludimet ndaj dyshes, pasi këta të fundit janë parë shpesh në Prishtinë, dhe mediat flasin se mes tyre ka nisur një raport dashurie.

Duket se pas formatit, dyshja e kanë gjetur sërish njëri-tjetrin, pas videos virale në ‘Tik Tok’, ku Nita dhe Shpati u kapën mat në një hotel.

Lidhur me këtë video, Shpati ka treguar tek ‘Dielli apo Hëna’ se dyshja është shoqëruar pasi së bashku po realizojnë videoklipin e këngës për Nitën.

Lidhur me pyetjen së nëse mes tyre mund të rilindin shkëndijat, dyshia i është shmangur përgjigjes.

A kanë lindur shkëndija sërish mes jush?

“Videot virale ku jemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në hotel, është pjesë e videoklipit që është krijuar tek Nita. Unë jam pjesë e videoklipit”, tha Shpati.