VIDEO/Sulm terrorist! Të vdekur dhe të plagosur në një festival në Gjermani/ Autori i vendoste thikën në fyt viktimave
Të paktën tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me thikë ndaj kalimtarëve në Festivalin Solingen në North Rhine-Westphalia.
Autori, me tipare arabe, sipas dëshmitarëve okularë të cituar nga gazeta Bild, i ka shpëtuar deri tani arrestimit. Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në zonë.
Sulmi ndodhi në një festival që festonte 650 vjetorin e qytetit të Solingen, Gjermani, sipas policisë. Bild raporton se ka tre të vdekur dhe 9 të plagosur, nga të cilët tre janë në gjendje të rëndë. Policia konfirmoi se të vdekurit janë tre dhe njoftoi se të lënduarit janë 4 . Më herët, “Solinger Tageblatt” kishte raportuar se shërbimi i shpëtimit po luftonte për jetën e nëntë personave.
Burri dyshohet se goditi me thikë në qafë një nga viktimat e tij. Kjo është arsyeja pse autoritetet po e klasifikojnë krimin si sulm terrorist . Sipas kryeinspektorit të policisë Sasha Kresta, sulmuesi nuk i ka zgjedhur viktimat, por i ka drejtuar thikën në fyt.
“Forcat e policisë janë në kërkim të autorit. Ne duam ta arrestojmë. Njëkohësisht janë duke vazhduar hetimet mjeko-ligjore dhe deklaratat e dëshmitarëve”, tha Kresta dhe shtoi se tre nga personat që u sulmuan nuk janë lënduar, por janë në gjendje shoku.
Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë të paktën 2 persona të mbuluar me një çarçaf të bardhë. Sipas Bild rreth orës 21.45, një burrë goditi rastësisht me thikë kalimtarët në festivalin e qytetit në Solingen. Dhjetëra ekipe shpëtimi janë aktualisht të zënë me kujdesin për të plagosurit.
Motivi i sulmit mbetet i panjohur. Policia ka dhënë alarmin më të lartë, ka rrethuar zonën dhe njësia speciale e SEK po kërkon sulmuesin me ndihmën e helikopterëve. Sipas ‘Solinger Tageblatt’, DJ Topic ka qenë duke luajtur gjatë incidentit. Mijëra vizitorë ndoqën kërkesën për t’u larguar me qetësi nga sheshi dhe për të mos panik.
Spektatorët u evakuuan me udhëzime nga autoritetet e sigurisë, të cilët u kanë kërkuar gjithashtu banorëve të qytetit të qëndrojnë brenda, ndërsa sulmuesi i shmanget kapjes.
BREAKING:
At least 3 stabbed to death at “diversity festival” in Solingen, Germany 🇩🇪
People are still receiving CPR treatment on the scene, but several bodies have also been covered with sheets.@BILD reports that eyewitnesses say an “Arab-looking man” started stabbing people pic.twitter.com/2443bpZZjR
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 23, 2024
BREAKING: At least 9 people stabbed at Festival of Diversity in Solingen, Germany. Reports of multiple fatalities – FOCUS pic.twitter.com/vS610XkBHc
— BNO News (@BNONews) August 23, 2024
AlbaniaWeb.net