“I kishte fobi gjilpërat”/ Ish-gruaja mund të rikthejë hetimet për Matthew Perry
Ish-partnerja dhe ndihmësja e Matthew Perry-t i ka kërkuar policisë që të zgjerojë hetimin për vdekjen e tij.
Katie Edwards, 47 vjeç, tha për Mirror se ishte thellësisht e shqetësuar për rrethanat e vdekjes së tij pasi u zbulua javën e kaluar se Perry kishte injektuar ketaminë rreth 21 herë në javën e fundit të jetës së tij.
Siç raporton ajo, Matthew Perry kishte një fobi të madhe nga gjilpërat, ndërsa nuk kishte injektuar asnjëherë ketaminë, edhe kur ishte në fazat më të këqija të varësisë së tij nga droga.
“Më tingëllon shumë e çuditshme. Matthew më thoshte gjithmonë se nuk do të përdorte kurrë gjilpëra apo do të bënte injeksione. Ai as nuk donte të bënte një tatuazh”, tha ajo. Madje i kishte thënë se kishte pikërisht këtë frikë. Se një injeksion mund të rezultonte fatale për të.
“Shpesh e shihja duke marrë medikamente të ndryshme. Isha gjithmonë e frikësuar dhe i thashë se duhet të ndalojë së ngatërruari të gjitha këto sepse do të vdesë. Dhe ai gjithmonë më thoshte “vdes vetëm kur përdor gjilpëra dhe unë kurrë, kurrë nuk do ta bëj këtë”.
Katie gjithashtu thotë se ka pyetje serioze se pse nuk u gjet asnjë drogë apo mjete të tjera në vendin e ngjarjes.
“Nëse ai do të kishte marrë një injeksion të madh, do të kishte një gjilpërë dhe dëshmi të ketaminës në shtëpi. Ku shkoi e gjitha? Pse asistenti i dha gjithë ato barna dhe iku? Unë kam qëndruar gjithmonë me Matthew nëse ai përdorte drogë pasi nuk doja që ai të kalonte në mbidozë ose t’i ndodhte diçka. Por pse nuk ishte asistenti i tij?”
Prokurorët pretendojnë se Perry ka injektuar ketaminë të paktën 20 herë në ditët para vdekjes. Në orët para vdekjes së tij, Perry kishte bërë tre injeksione.
Perry dyshohet se e udhëzoi ndihmësin e tij, Kenneth Iwamasa, t’i injektonte atij një dozë tjetër të madhe ketamine dhe të përgatiste vaskën e nxehtë. Pasi Iwamasa i injektoi drogën, u largua nga shtëpia për të kryer punët. Kur u kthye, ai gjeti Perry të vdekur.
Placencia, sipas prokurorëve, ishte ajo që furnizoi Iguamasën me ketaminë. Ai gjithashtu akuzohet se i ka injektuar vetë Perry drogën dhe i ka treguar asistentit se si ta bëjë këtë.