Wed, Nov 27, 2024

300 ndeshje me Lazion, klubi kryeqytetas bën dedikimin e veçantë për Elseid Hysaj-n

  • PublishedAugust 25, 2024

Lacio u mposht pasditen e sotme nga Udineze me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e dytë të Serisë A. Përballja e sotme ishte speciale për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili u aktivizua sot për herë të 300-të në një ndeshje të Seria A. Për këtë klubi i Lacios ka postuar një poster në rrjetet sociale

Hysaj u aktivizua në këtë takim si zëvendësues, kur luhej minuta e 82-të. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mori vendin e Marusic.

Luka dhe Thauvin ishin autorët e golave për Udinezen, ndërkohë që golin e vetëm për Lacion e shënoi Isaksen.  Kujtojmë se më parë në karrierën e tij, Hysaj, ka luajtur me Napolin dhe Empolin.

AlbaniaWeb.net