Sun, Nov 24, 2024

Invalidët në protestë, përfaqësuesi: Do e çojmë çështjen deri në Strasburg. I kërkojmë kryeministrit…

  • PublishedMay 29, 2023

Përfaqësues nga Shoqata e invalidëve ka protestuar sot para Bashkisë së Tiranës, për të shprehur pakënaqësi nga shteti shqiptar, në lidhje me shembjen e magazinave bashkë me mallin brenda.

Në një prononcim për mediat, një prej tyre tha se këta individë janë të diskriminuar, ku kanë takuar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Përfaqësuesi i shoqatës u shpreh se do çojnë çështjen deri në Strasburg, sakaq i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama për takim.

“Nuk më intereson gjoba por materiali im. Ta paguajë bashkia, kush është përgjegjëse. Ku kanë shkuar? Kush mban përgjegjësi? Janë zhdukur miliarda lekë. I drejtohem kryeministrit: Bashkia e Tiranës është kompetenca juaj. Kërkoj një takim bashkë me ju si media me Erion Veliaj. Ose të vijë këtu Edi Rama që i ka miratuar në Parlament. Kam bërë 10 kërkesa dhe skam marrë pjesë. Kam kërkuar të marrë pjesë në Këshillin Bashkiak, por nuk na kanë pranuar. Kërkoj takim me Veliaj. Unë nuk të njoh si kryebashkiak. Do ta ndjekim çështjen deri në Strasburg. Jemi shumë të diskriminuar. I kemi nisur letër gjithë ambasadave” u shpreh përfaëqsuesi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.