Sun, Sep 22, 2024

Barça shkëlqen në start, por Dani Olmo i “ngel në derë”, spanjolli nuk regjistrohet

  • PublishedAugust 26, 2024

Me apo pa Dani Olmo, me apo pa probleme financiare, Barcelona e Hasi Flick bind këtë fillim sezoni. Përballë Bilbao, blaugranat arritën fitoren e dytë radhazi, 6 pikë të plota, të firmosura me golat e Yamal dhe Lewandowski.

Problemet e mëdha vijojnë të jenë jashtë fushë pasi sipas mediave, Barcelona e ka ende të pamundur të regjistrojnë blerjen e tyre të bujshme, Dani Olmo. Pavarësisht largimit të Gundogan dhe largimit të mundshëm të Vitor Roque te Betis dhe Lenglet tek Atletico Madrid, sërish as kaq nuk mjafton për të regjistruar Dani Olmon.

Kjo situatë po bëhet e vështirë pasi jo vetëm Olmo, por mbetet pezull edhe transferimi i mundshëm i Chiesa-s.

()

AlbaniaWeb.net