Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta Sven-Goran Erikson
Sven-Goran Erikson është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ish-trajneri i shumë skuadrave në Serinë A, ishte i sëmurë prej disa kohësh pasi vuante nga kanceri në pankreas.
Karriera menaxheriale e Erikson zgjati më shumë se katër dekada, gjatë së cilës ai fitoi 18 trofe. Ai ka drejtuar edhe kombëtaren e Anglisë por edhe disa ekipe të Serisë A si Roma, Lacio apo Fiorentina.