Pamje të rënda! Momenti kur motrat Berisha i “plasin” gotën në fytyrë Klea Prengës
Pamjet nga dhuna brutale e ushtruar ndaj Klea Prengës nga dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha tanimë janë siguruar, ku dy motrat shfaqen të veshura sport teksa futen në ambientetit e restorantit luksoz mbrëmjen e 6 gushtit.
Siç duket edhe në videon e paraqitur më poshtë sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr një gotë qelqi nga një tavolinë tjetër dhe fillon të dhunojë Klean.
Pas saj ndërhyn e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re. Mes të tria vajzave nis një përleshje, ku e dëmtuar në fytyrë mbeti Prenga me plagë të thella të cilat ajo vetë i bëri publike në llogarinë e saj personale të Instagram-t rreth dy ditë pasi ngjarja e rëndë kishte ndodhur. Rikujtomë që dy motrat Berisha janë në kërkim nga policia dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre!