Thu, Nov 28, 2024

Lautaro në dyshim ndaj Atalantës, Roma hidhet në “sulm” për Frattesin

  • PublishedAugust 27, 2024

Lautaro Martinez mban në “ankth” Interin. Sulmuesi dhe kapiteni zikaltër, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, është në dyshim për sfidën e së premtes mbrëma kur Inter do të ndeshet në San Siro kundër Atalantës, në takimin e vlefshëm për javën e 3-të. Lautaro mungoi fundjavën që lamë pas në sfidën e javës së dytë ndaj Leçes dhe ai është parë sërish të kryejë stërvitje të diferencuar gjë që shtyn mediat sportive në vendin fqinj të ngrejnë dyshime për pjesëmarrjen e tij në sfidën e së premtes.

Ndërkohë sa I takon merkatos, Interi ka mbyllur praktikisht blerjen e mbrojtësit argjentinas Tomas Palacios. Ai ka mbërritur para dy ditբsh në Milano dhe vetëm të hënën përfundoi kryerjen e vizitave mjekësore. Ditën e sotme pritet edhe firma mbi kontratë. Lojtari vjen nga Indipendente, për 6,5 milionë euro dhe do të firmosë me zikaltrit për 5 sezonet e ardhshme.

Ndërkohë sa i takon merkatos në dalje kujdes, një emër I ri ka dale së fundmi: bëhet fjalë për Davide Frattesin. Roma është duke kryer një sondazh për të. Me entuziasmin për qëndrimin e Dybalës, tek kryeqytetasit nevojitet një mesfushor kreativ, që të ketë vizion në lojë dhe të dijë të luajë mirë me topin.

Romanistët madje kanë gati edhe planin: përfshirjen e Cristantes në tratativë plus të holla, të cilat në total shkojnë një vlerë prej 35 milionë euro,  për të bindur Interin ta lërë të lirë mesfushorin, i cili për më tepër nuk është zgjedhje e parë për Simone Inzaghin, ndaj kampionët mund ta mendojnë seriozisht shitjen last minute të Davide Frattesit.

AlbaniaWeb.net