Sun, Nov 10, 2024

“Po bën si xhongler politik”, përplasje mes Bardhit, Gogut dhe Korreshit: Veç këta kanë lodhje, ne…! Deputeti: Ishalla i bëni pushimet në Divjakë me mushkonjat

  • PublishedAugust 27, 2024

Batutat dhe ironitë mes anëtarëve të maxhoranës dhe opozitës nuk kanë munguar as në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit.

Çupi: Më vjen mirë që dielli i verës ju ka lënë në kushtetutshmëri.

Bardhi: Pretendimi i mazhorancës që deputetët janë të lirë të votojnë si të duan është antikushtetuese. Deputetët nuk janë mbi Kushtetutën dhe ligjin.

Bardhi: Keni kryer krim. Moszbatimi i një vendimi të GJK është vepër penale. Veç këta e kanë këtë lodhje, ne nuk lodhemi, dua të di se çfarë duan kolegët se s’po i kuptoj, nuk duan raport, po thonë që raportin ta hartojë administrata, ju lutem na qartësoni.

Gogu: Një sekondë se seanca vendos, është organi më i lartë vendimmarrës i Kuvendit. Por të flasësh si ithtar i mbrojtjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të vonosh zbatimin e vendimit të Gjykatës duke bërë diskurs politik për një orë do të thotë që po bën xhonglerin politik. Zonja Kryetare, ne nuk kemi nevojë  ta rikomentojmë me raporte. Ne i këshillojmë Kryetares së Kuvendit t’a fus në seancë e mbarojmë punën tonë. E nuk zgjatemi. E kuptoj që doni të bëni si mëndja pas Gjykatës Kushtetuese por nuk e nderoni gjykatën. Na lini të zbatojmë vendimin. Ta çojmë në seancë e ta zbatojmë.

Korreshi: Ne po shkallojmë tani, ne e kërkuam kushtetuesin apo ekspertin? Ne kemi kuptuar që ose kanë qenë shezllonet e shtrenjta atje ose ju kanë anuluar prenotimet dhe keni ardhur me këtë mendje tani, ishalla i bëni pushimet në Divjakë me mushkonjat, shyqyr që arriti kjo ditë që të çoni një copë letër tek Kuvendi.

Çupi: Ore ju ka bërë dielli mirë, si ka mundësi në një muaj diell.



AlbaniaWeb.net