Sat, Nov 16, 2024

Dhëndri dhunoi nusen para të ftuarve ditën e dasmën, zbulohet historia dramatike e të resë, e ëma në lot: Do ma sjellë në shtëpi të vdekur!

  • PublishedAugust 27, 2024

Të shumtë ishin titujt nëpër media ku tregonin sesi një dhëndër dhunoi nusen teksa po martoheshin, pasi kjo e fundit e shkeli, një ritual ky që nuk i kishte pëlqyer partnerit… Por historia e vërteta pas këtij incidenti në Greqi, është e dhimbshme!

Mediat greke raportojnë se nusja në fjalë ka qenë prej e dhunës prej disa vitesh nga partneri, që së fundmi u bë edhe bashkëshorti i saj. Ajo ka bërë denoncime për dhunë, por të fundit e kishte tërhequr kur zbuloi se kishte mbetur shtatzënë.

Nëna e nuses, duke qarë ka bërë apel ndaj autoriteteve që të ndërhyjnë dhe ta shqyrtojnë seriozisht incidentin, pasi ka frikë se vajzën do t’ia sjellin në shtëpi të vdekur.

“E qëlloi në sy të të gjithëve, vajza ra pa ndjenja. Dhëndri u nis të ikte, ndërsa prindërit e tij nuk reagonin fare dhe e linin të largohej. Mora në telefon policinë, dhe më tha ‘nuk ndërhyjmë dot’ po nëse do ma kishte varrë vajzën? Do ndërhynin””, thotë ajo duke qarë.

Vetë nusja ka treguar se situata mes tyre ka qenë e tensionuar prej kohësh, ndërsa në momentin që po i martonte, ai e ka kapur prej flokësh dhe e ka goditur, pasi ajo e kishte shkelur mbi këpucë, siç është dhe tradita e tyre.

Ka qenë vëllai i nuses që ka ndërhyrë dhe e ka shpëtuar të motrën nga dhuna, teksa ka treguar se motra është dhunuar herë pas here prej tij.



AlbaniaWeb.net