Mariah rrëfehet për nënën dhe motrën: Mami ishte xheloze për suksesin tim
Nëna e saj Patricia ishte këngëtare opere nga New Yorku. Mariah ka trashëguar aftësitë e saj vokale mbresëlënëse nga ajo dhe shpesh e lëvdonte nënën për prezantimin e saj me muzikën. Megjithatë, marrëdhënia e tyre ishte e komplikuar. Prindërit e saj u divorcuan kur Mariah ishte tri vjeçe, dhe babai i saj ndërroi jetë në vitin 2002.
Në kujtimet e saj, Mariah ka shkruar se kishte rivalitete dhe xhelozi profesionale nga nëna e saj që vijnë me suksesin. Ajo shkroi një dedikim për nënën e saj: “Por kur personi xheloz është nëna jote dhe e kupton këtë në një moshë shumë të ndjeshme, është veçanërisht e dhimbshme”.
Ajo gjithashtu foli për dashurinë e thellë që ndjente për të dhe shkroi një dedikim: “Për Pat, nënën time e cila, pavarësisht gjithçkaje, besoj se bëri më të mirën që mundi. Do të të dua sa më shumë që mundem, përgjithmonë”.
Mariah ka shkruar edhe për motrën Alison dhe vëllain Morgan. Nuk ishte në marrëdhënie të mira me ta. Motra e saj ishte një ish-vartëse e drogave, e infektuar me HIV dhe disa herë kishte kërkuar publikisht ndihmë prej saj. Sipas Forbes, Mariah ka shkruar se Alison e keqtrajtonte kur ishte fëmijë, e spërkaste me ujë të valë, i jepte Valium për ta droguar dhe i ofronte kokainë.
“Është thellësisht dëshpëruese, por është personi më brilant dhe i thyer që njoh”, tha për motrën e saj. Alison e paditi për këto pretendime dhe kërkoi 1.25 milionë dollarë për dhimbje emocionale. Edhe vëllai Morgan e paditi për shpifje pas pretendimeve në kujtime.
Pas vdekjes së nënës dhe motrës, Carey tha për revistën People: “Zemra më është thyer sepse humba nënën time fundjavën e kaluar. Fatkeqësisht, për një varg rrethanash tragjike, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë. Vlerësoj mbështetjen, dashurinë dhe respektin për privatësinë në këtë kohë të vështirë”.