Mon, Nov 18, 2024

La Liga/ Pritja ja vlejti, Dani Olmo debuton dhe bëhet protagonist, “nderon” Barçën e Flick me golin e fitores

  • PublishedAugust 28, 2024

Debutim ëndrrash për Dani Olmon. Mesfushori i Barcelonësu regjistrua në Liga vetëm pak orë përpara sfidës ndaj Vallecanos, por fati e donte që të ishte ai njeriu gol, që ti dhurojë ekipit të Flick, 3 pikishin e rradhës.

Vendasit e nisën më mirë sfidën, teksa shënuan të parët me Lopez në minutën e 9-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Rajo Vajekanon. Në fragmentin e dytë të lojës ishin katalanasit ata që morën “frenat” e ndeshjes.

Në minutën e 60-të Pedri vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Olmo që u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë shënoi golin e fitores në minutën e 82-të pas asistit të Jamal.

Ky ishte triumfi i tretë radhazi për Barcelonën në kampionat, që e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte. Për sa i përket Ivan Balliut, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua titullar në këtë duel, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë duelit.

Për sa i përket perballjeve të ardhshme, Barcelona do të presë Valadolidin në duelin e javës së katërt, ndërsa Rajo Vajekano do të luajë me Espanjolin e Marash Kumbullës në transfertë.

AlbaniaWeb.net