Fri, Nov 29, 2024

Situata te Partizani/ Dy lojtarë, në dyshim për të shtunën

  • PublishedAugust 28, 2024

Partizani kreu dje stërvitjen e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Aleksandar Veselinoviç. 54- vjeçari ka pak ditë kohë për të qartësuar idetë e tij, si dhe për të përgatitur skuadrën për ndeshjen e së shtunës në orën 20:00 kundër Teutës në stadiumin “Niko Dovana”.

Në këtë betejë trajneri serb ka në dyshim praninë e Vangjel Zguros dhe Gjelbrim Taipit. Mbrojtësi është pezulluar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe ka shlyer një ndeshje. Klubi mund të vendosë të paguajë me gjobë pjesën tjetër të dënimit për ta pasur të gatshëm pogradecarin. Nga ana tjetër, Taipi është në fazën e fundit të rikuperimit të problemit muskulor dhe mund të jetë në stol. Mintongo është kthyer në stërvitje.

AlbaniaWeb.net