Nuk mjaftohet me suksesin në muzikë, Bad Bunny i futet aktrimit, ku do ta shohim?
Superylli fitues i çmimit Grammy, Bad Bunny, do të luajë në thrillerin kriminal të Sony Pictures, “Caught Stealing”. Ai është personazhi më i fundit që i është shtuar kastit të udhëhequr nga Austin Butler. Filmi është bazuar në librin me të njëjtin emër nga Charlie Huston, i cili ka shkruar edhe skenarin, shkruajnë mediat e huaja.
Ai drejtohet nga Darren Aronofsky dhe luajnë Zoe Kravitz, Regina King, Matt Smith, Liev Schreiber dhe Will Brill së bashku me Butler. Produksionin e ka marrë regjisori përmes Protozoa Pictures.
Filmi ndjek historinë e Hank Thompson (Butler), një ish-lojtar i djegur i bejsbollit, teksa detyrohet në një betejë të ashpër për mbijetesë në botën e krimit të New York-ut të viteve ’90.
Bad Bunny joins Darren Aronofsky’s crime thriller ‘CAUGHT STEALING’ starring Austin Butler. pic.twitter.com/fZcIjxE3PO
— Film Updates (@FilmUpdates) August 27, 2024
Artisti portorikan Bad Bunny së fundmi përfundoi turneun e tij “Most Wanted”, i cili fitoi rreth 208 milionë dollarë, duke shitur më shumë se 700,000 bileta. Albumi i tij i fundit, ‘Nadie Sabe Lo Que Va a Pasar Mañana’, debutoi në numrin 1 në Billboard 200 dhe u bë albumi më i transmetuar i vitit në Spotify në një ditë dhe në një javë. Ai bëri debutimin e tij në ekranin e vogël në vitin 2021 në serialin e Netflix “Narcos: Mexico” dhe luajti në filmin Amazon “Cassandro” së bashku me Gael Garcia Bernal.