Thu, Nov 28, 2024

Operacioni në veri, NATO e zhgënjyer për vendimin e qeverisë së Kosovës: Jeni zotuar se s’do të ndërmerrni veprime të pakoordinuara

  • PublishedAugust 31, 2024

NATO ka shprehur zhgënjim për mungesën e koordinimit të Qeverisë së Kosovës me forcën paqeruajtëse, KFOR-in

Në një reagim ndaj veprimeve të fundit të Qeverisë për mbylljen e një sërë institucione paralele serbe nën argumentin se ato cenonin kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës, zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah theksoi shqetësimet e aleancës, duke shkruar se qeveria e Kosovës e kishte siguruar më parë NATO-n se çdo veprim në veri do të koordinohej me KFOR-in.

“Shumë zhgënjyese aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me@NATO_KFOR pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”, tha ajo.



AlbaniaWeb.net